Ide per dhurata
Festat e fundvitit po afrojnë. Festa që na japin ngrohtësi, pasi për shumicën prej nesh, për shkak të rrutinës së përditshme, janë ato pak ditë të vitit që na krijojnë mundësinë të mblidhemi së bashku me njerëzit më të dashur.
Për të shijuar më së miri festat e fundvitit, është gjithmonë një periudhë para festive, ku të gjithëve na mundon ideja për të kërkuar dhuratën ideale për të dashurit tanë.
Mundësitë e dhuratave në treg janë të shumta, aq sa ndonjëherë nuk dimë më se kë të zgjedhim.
Në mes të mundësive për të zgjedhur një dhuratë, janë edhe parfumet, dhurata të veçanta qe jo gjithkush i bën por gjithkush do dëshironte qe ta merrte si dhuratë.
Ju kujtojmë se ditët kalojnë shpejtë dhe më e veshtirë bëhet përzgjedhja e dhuratës ?
Nëpërmjet këtij artikulli, fragrances.al dëshiron që të ndajë me ju disa ide, disa parfume që do ishin një dhuratë shumë e këndshme dhe e mirëpritur.
Një zgjedhje e vështirë është edhe parfumi i parë.
Shumë të rinj dhe të reja, që ndodhen në bankat e shkollës kanë dëshirë të kenë një parfum që t'ju përshtatet më së miri, pse jo edhe me kosto të ulët.
Aquolina Pink Sugar (W) do ishte dhurata perfekte për motrën e vogël apo për mbesën. Një fragrancë delikate dhe e ëmbël që të dhuron pozitivitet dhe alegri.
Calvin Klein CK One, fragranca legjendare e Calvin Klein do ishte parfumi i parë ideal për djemtë. Parfum i lehtë, i freskët, mjaftueshëm për tu ndjerë mirë me veten dhe ata që ke pranë por pa besdisur hundën e personave të tjerë që u rrethojnë.
Nëse po kërkoni një parfum pak më serioz, por gjithmon me çmime të mirë nuk mund të anashkaloni parfumet Roberto Cavalli.
Roberto Cavalli Just Cavalli Her, parfum per femra që i mbijeton kohës.
Prej një dekade në treg, Just Cavalli Her, vazhdon të përdoret me fanatizëm si herën e parë që është hedhur në treg.
Një fragrancë që nuk do ju zhgënjejë asnjëherë.
Për meshkuj, një parfum serioz, me çmim shumë të arsyeshëm, skishim si të mos sugjeronim Roberto Cavalli Uomo.
Më e veshtirë bëhet zgjedhja te çiftet e reja, ku do preferohen fragranca të fuqishme, për të shprehur sa më fortë dedikimin për partnerin/partneren.
Mancera Red Tobacco dhe Montale Arabians Tonka janë dy fragranca Unisex të mrekullueshme dhe intense. (Nëse partneri/ja do jetë aq bujar/e sa edhe ju, do keni mundësinë ti shkembeni herë pas here). Gjithashtu nga Mancera dhe Montale nuk mund të mungojë nje gamë e gjërë produktesh.
Nëse jeni duke kërkuar diçka të veçantë, për një person po ashtu të veçantë, ska si të mungojë Tiziana Terenzi.
Tiziana Terenzi Kirkè Extrait de Parfum për femra ose Tiziana Terenzi Laudano Nero Extrait de Parfum për meshkuj, dy parfume Niche që nuk do i ndjeni kudo.
Megjithatë zgjedhjet janë të shumta, sa më i veçantë personi qe do marri dhuratën, aq edhe më e veçante dhurata.
Në rastin konkret pse jo Nishane. Nishane Ani Extrait de Parfum për femra dhe Nishane Sultan Vetiver Extrait de Parfum për meshkuj.
Nëse këtë dhjetor keni vendosur ta ekzagjeroni, mund të merrni në konsideratë edhe By Kilian Black Phantom për femra apo Amouage Interlude Man për meshkuj.
Let the compliments flow!
Leave a comment