Dy fjalë për Bond No. 9

visibility675 Views comment0 comments person Posted By: KH list In: Brands

Bond No.9

Për herë të parë në botën e parfumeve krijohet një markë dhe një koleksion në emër të një qyteti.

Bond No.9 është një brand Niche e krijuar në vitin 2003 në New York, dhe numëron më shumë se 140 parfume të hedhura në treg, duke qënë edhe e vetmja shtëpi prodhuese e parfumeve Luxury në Amerikë.
Brandi u krijua nga Laurice Rahmé, me origjinë franceze por që jetonte prej mëse 35 vitesh në NY. Rahmè para se të krijonte linjën e saj ishte i njohur në parfumeri, pasi kishte punuar për Creed dhe Annick Goutal.
Qëndra por edhe butiku i parë i kësaj marke u vendos në rrugën Bond No.9, nga e cila mori edhe emrin. Më vonë edhe parfumet do të merrnin emrat e lagjeve dhe zonave më të njohura, kryesisht të New Yorkut.

E veçanta e Bond No.9 është përqëndrimi i lartë i koncetratit të parfumit që varion nga 18-22%. Kjo bën që të kenë një intensitet të lartë dhe të qëndrojnë për shumë orë në lëkurën tuaj.
Në vitin 2011 u hodh në treg edhe koleksioni I Love NY, një pjesë e fitimeve nga ky koleksionon i kalojnë shtetit të New Yorkut për të ndihmuar në riciklimin e mbeturinave dhe restaurimin e parqeve.

Let the compliments flow!

Leave a comment

Please note, comments must be approved before they are published
E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë January February March April May June July August September October November December