Dy fjalë për Prada

Dy fjalë për Prada

Categories : Brands
star
star
star
star
star

Brandy Prada u themelua në vitin 1913, në Milano, nga vëllezërit Mario dhe Martino Prada. Në fillimet e veta, Prada ishte e përqëndruar në prodhimin e produkteve të lëkurës, si çanta dhe aksesor luksi. Falë cilësisë së produkteve, butiku u bë edhe pikë referimi për klasën borgjeze dhe aristokrate të Evropës dhe në vitin 1919 u bë edhe furnitori kryesor i shtëpisë mbretërore të Savoiës.
Në vitin 1971, në krye të Brandit kalon Miuccia, mbesa e Mario Prada, stiliste e konfirmuar e cila i jep një zhvillim tejet të madh Brandit. Në vitin 1993 Miuccia krijon edhe markën MIU MIU, për prodhimin e rrobave për femra, një linjë eksperimentale dhe moderne.

Historia e parfumeve fillon në vitin 1990, kur brandi hedh në treg edhe parfumin e parë, Prada Prada, ndërsa parfumi i fundit Rossa Ocean është hedhur në treg në 2021. Deri më sot nga numërohen mbi 85 parfume, të krijuar kryesisht në bashkëpunim me parfumierët, Daniela (Roche) Andrier, Anne Flipo, Carlos Benaim, Max Gavarry dhe Clement Gavarry.
Parfumet janë të ndarë në disa Koleksione:

1 - Prada
2 - Infusion
3 - Luna Rossa
4 - Olfactories
5 - Amber
6 - Candy
7 - Exclusives

Avantazhi i blerjes në fragrances.al është se ju garantojm parfume origjinale me çmimet më të mira.

Fragrances.al, parfumeri online ku do të gjeni parfume origjinale 100%.

Aroma të këndshme dhe autentike nga brandet më të mira.

Tek ne do të gjeni parfume per meshkuj dhe parfume per femra.

Dhuro një parfum, dhuro dashuri.

Na kontaktoni:

Insta: fragrances.al

Web: livechat

WhatsApp: +355683949552

Let the compliments flow!

Share this content

Please log in to rate this article