- -15%
- Ruaj 15%
Lalique Sweet Amber EDP (W)
Lalique Sweet Amber Eau de Parfum, pjesë e koleksionit Les Compositions Parfumées, është hedhur në treg në vitin 2018. Parfumieri i kësaj fragrance ështe Philippe Romano.
Një parfum per femra, i ëmbël, i papërmbajtshëm, sa do t'ju ngacmojë shqisat me delikatesën e saj, e cila krijohet në mes të një vorbulle me petale lulesh.
Aromë e shijshme që shkakton varësi. Prezantimi i kesaj arome fillon me tuberozën dehëse, jaseminin dhe luleve të portokallit.
Në bazën e fragrances, e cila dallohet e fundit dhe shumë ngadalë, do të ndjeni aromën e pastër dhe të ajrosur të Galaxolide, drurit të sandalit dhe vaniljes.
Një nga xhevahiret e koleksionit Lalique Les Compositions Parfumées, me 12 krijime, është aroma Lalique Sweet Amber. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre aromave është shpirti inovativ dhe frymëzimi nga alkimia e parfumerisë, bizhuterive dhe krijimit të kristalit.
Parfumi Sweet Amber është një bashkim i përbërësve natyralë dhe molekularë që bashkohen për të krijuar këtë fragrancë argëtuese, femërore dhe elegante.