Davidoff - Cool Water EDT (man)

    5 900 Lekë

    Një fragrancë e freskët për meshkuj, nga Davidoff, e hedhur në treg për herë të parë në vitin 1988. Parfumi vazhdon edhe në ditët e sotme të ketë sukses falë aromës, freskisë dhe intensitetit që ofron.

    Fragranca hapet me notat e freskëta të ujit të detit, livandës, mentes dhe rozmarinës. Në zemër të parfumit janë kombinuar notat e nerolit, jaseminit dhe drurit të sandalit. Në mbyllje, fragranca vazhdon të jetë intense falë kombinimit të drurit të kedrit dhe qelibarit.

    Davidoff

    Referencat specifike

    Davidoff - Cool Water EDT...

    5 900 Lekë