Alberto Morillas
Alberto Morillas, i lindur në Siviglia në vitin 1950, është një nga mjeshtrat e parfumerisë.
Me më shumë se 400 parfume të krijuar, Alberto Morillas është krijuesi i shumë parfumeve që kanë bërë historinë e parfumerisë, si Calvin Klein One, Acqua di Giò, Flower by Kenzo, Opium të Yves Saint Laurent etj.
Morillas e nisi punën si parfumier në vitin 1970 dhe në vitin 1988 fiton titullin Mjeshtër, ndërsa në vitin 2003 fiton çmimin Prix François Coty. Në vitin 2018 Akademia e Parfumit i dha Alberto Morillas çmimin për krijimin e parfumit më të mirë për femra, për Gucci Bloom.
Një gjë është e sigurtë, çdo parfum i krijuar nga Alberto Morillas është një histori suksesi.
Morillas është gjithashtu edhe parfumieri kryesor i Bvlgari, me gati 40 parfume Bvlgari që mbajnë firmën e tij. Vlen gjithashtu për tu theksuar se Alberto Morillas ka krijuar parfume për Brandet më të mëdha, si Armani, Amouage, Bvlgari, By Kilian, Cacharel, Calvin Klein, Carolina Herrera, Cartier, Chopard, Dolce&Gabbana, Dsquared, Givenchy, Gucci, Kenzo, Lancome e shumë të tjerë.
Avantazhi i blerjes në fragrances.al është se ju garantojm parfume origjinale me çmimet më të mira. Fragrances.al, parfumeri online ku do të gjeni parfume origjinale 100%. Aroma të këndshme dhe autentike nga brandet më të mira. Tek ne do të gjeni parfume per meshkuj dhe parfume per femra. Dhuro një parfum, dhuro dashuri. Na kontaktoni: Insta: fragrances.al Web: livechat WhatsApp: +355683949552 Let the compliments flow!
Leave a comment