Parfume origjinale VS Testera origjinale
Industria e aromave është e mbushur me kaq shumë legjenda urbane prandaj është e nevojshme të kesh informacionin e saktë.
Ne synojmë të zgjidhim disa nga dilemat që paraqesin dyshime dhe pyetje me këshilla dhe sugjerime praktike.
Një nga pyetjet më të zakonshme dhe që ka ndezur dhe diskutime ka qenë për testerat.
Ndërsa testerat japin mundësinë për të blerë një parfum të kushtueshëm me çmim më të lirë, a ka rrezik për konsumatorët?
Para së gjithash, le të përcaktojmë se çfarë është një tester. Testeri është, një shishe parfumi, i krijuar për tu vendosur në dyqan në mënyrë që aroma e tij të provohet nga klientët. Testerat janë ose pa paketim ose me një kuti të bardhë (low-cost) që shërben për të ulur koston e prodhimit (15-20% maksimumi) duke qenë se nuk jane prodhuar për shitje. Pra një Brand nuk mund të prodhojë 1 milion parfume dhe 1 milion testera për tregun Shqiptar.
Sepse qëllimi i kompanive është të shesin parfumin origjinal. Si rrjedhojë numri i testerave është shumë herë më i vogël se aii parfumeve origjinalë.
Një parantezë të shkurtër për tregun Shqiptar: ( fatkeqsisht duke qenë që kemi të bëjmë me produkte me paketim të thjeshtë ose edhe pa paketim, atëhere përqindja e abuzimit dhe abuzuesve është jashtëzakonisht shumë e lartë.
Prandaj është sfidë më vete të kuptosh a është origjinal ky testeri)
Kushdo që ka bërë xhiro në dyqane, në qëndra të mëdha tregtare dhe të ngjashme, ka vërejtur një element që është shumë karakteristik: dritat super të shndritshme. Këto dyqane ndriçohen në një mënyrë që japin një inkandeshencë produkteve, duke nxjerrë në pah linjat e tyre luksoze dhe llakun e lëmuar, reflektimin e flakonit, transparencën e lëngut. Fatkeqësisht, kur parfumi qëndron për një kohë të gjatë nën dritat e një dyqani, ai ndryshon. Rrezatimi ka potencialin të shkaktojë ndryshime në një arome të lëngshme. Testerat që janë në banak janë të ekspozuar ndaj atyre dritave të forta për muaj të tërë.
Padyshim që koha e kaluar nën këto drita ndikon në një përkeqësim të molekulave të parfumit.
Gjithashtu konsumatori mund të gjejë here pas here edhe ndryshime në aromë. Ka raste kur provon në dyqan një arome dhe më pas kur sprucon në shtëpi parfumin e blerë ve re që aroma ndryshon.
Kjo ndodh sepse testeri mund të jetë i një versioni të mëparshëm, ndërsa parfumi është riformuluar dhe natyrisht edhe aroma e tij.
Parfumi mund të riformulohet shumë herë, ndërsa testeri në banak është një version tjetër. Ky lloj ndryshimi është për aromat që janë riformuluar për keq për sa i përket fortësisë dhe kohëzgjatjes dhe rezulton në shumë kthime dhe ankesa.
Konkluzionet:
1. Testerat varet si qëllojnë, ndonëse kanë lëngun e njëjtë (nëse gjeni testera origjinale)
aroma mund të këtë ndryshuar. Në shumicën e rasteve për keq.
2. Nuk mund ti bëni dhuratë; e ç'dhuratë do ishte një parfum i hapur, pa paketim?
3. Harxhimi i një shumë të konsiderueshme kundrejt paqartësisë.
Besoj se është e qartë, neve zgjedhim parfume origjinale!
Avantazhi i blerjes në fragrances.al është se ju garantojm parfume origjinale me çmimet më të mira.
Fragrances.al, parfumeri online ku do të gjeni parfume origjinale 100%. Aroma të këndshme dhe autentike nga brandet më të mira. Tek ne do të gjeni parfume per meshkuj dhe parfume per femra. Dhuro një parfum, dhuro dashuri.
Na kontaktoni: Insta: fragrances.al Web: livechat WhatsApp: +355683949552 Let the compliments flow!
Leave a comment