Po kerkon nje parfum qe le aromen mbrapa dhe mban gjate ?

visibility1776 Views comment0 comments person Posted By: KH list In: Këshilla

Nëse po kërkon një parfum me aromë të këndshme, të fortë, long lasting, që e lë aromën pas, të cilësuar si ndër parfumet me te mira, më poshtë do gjeni disa sugjerime nga ana jonë:

- Montale Vetiver Patchouli EDP

Vetiver Patchouli fragrancë drusore nga Montale. E hedhur në treg në vitin 2019, fragranca ështe krijuar nga kombinimi i notave të karrotës dhe piperit në hapje, vetiverit dhe jaseminit në zemër dhe nga akordet e gjethes së patchoulit në mbyllje.

- Mancera Red Tobbaco EDP

Red Tobacco nga Mancera, fragrancë me nota drusore dhe erëzash, e hedhur në treg në vitin 2017. Aroma karakterizohet nga notat e kanellës, drurit oud, shafranit, arrës moskat, mollës jeshile dhe dardhës së bardhë ne hapje. Në zemër kombinohet patchouli dhe jasemini, ndërsa mbyllja e këtij parfumi është tepër e fuqishme falë notave të, duhanit, vaniljes së madagaskarit, qelibarit, drurit guaiak, drurit të sandalit, myshkut të bardhë dhe vetiverit.

- Nishane Hacivat Extrait De Parfum

Ndoshta shumë pak e njohin Nishane, Brandin Turk të parfumeve. Por parfumet e krijuara nga kjo markë, ne versionin Extrait de Parfum, po fitojnë gjithnjë e me shumë terren në tregun e parfumeve, falë aromave të këndshme, të veçanta dhe me performancë tepër të lartë.

Hacivat Extrait de Parfum mund të themi se eshte parfume per meshkuj, edhe pse cilësohet Unisex. hapet me notat frutore të ananasit, pompelmos dhe bergamotit, për tu ndjekur në zemër nga notat e  drurit të kedrit, patchoulit dhe jaseminit. Mbyllja është krijuar nga akorde drusore të kombinuara me myshkun e quercia.

- Montale Black Aoud  EDP

Fragrancë intense, me nota drusore dhe floreale nga Montale. Fragrancë Unisex, por mund të themi se hyn më tepër te kategoria e parfume per meshkuj. Fragranca, një nga parfumet me te mira nga Montale, është krijuar nga kombinimi i notave të trëndafilit, mandarinit, drurit Aoud, patchoulit, myshkut dhe labdano.

 - V Canto Mea Culpa Extrait De Parfum (me porosi në fragrances.al)

E hedhur në treg në vitin 2015 Mea Culpa Extrait de Parfum, parfume per femra dhe për meshkuj (Unisex) mban firmën e Brandit Tiziana Terenzi. Parfumi është krijuar në hapje me notat e inçenso dhe rërës, në zemër janë kombinuar notat e patchouli, betula dhe drurit të kedrit, ndërsa në mbyllje kemi akordet e benzoinës, vaniljes dhe myshkut 

- Mancera Cedrat Boise EDP

Një tjetër fragrancë me performancë të lartë nga Pierre Montale. Cedrat Boise, parfume per meshkuj por edhe për femra, hapet me notat frutore të, limonit Siçilian, rrushit pa fara dhe bergamotit. Në zemër kombinohen akordet e notave frutore me gjethet e patchoulit dhe jaseminit. Mbyllja e fragrancës është krijuar nga akordet drusore të kedrit dhe sandalit të kombinuara me lëkurë, vanilje dhe myshk.

- Tiziana Terenzi Gold Rose Oudh Extrait de Parfum

Extrait de Parfum Gold Rose Oudh nga Tiziana Terenzi, fragrancë e hedhur në treg në vitin 2012 por vazhdon të jetë një fragrancë me performancë të lartë, një nga parfumet me te mira të koleksionit "X Te".

Parfumi hapetme notat e abete, rërës dhe bergamotit. Në zemër janë kombinuar notat floreale të trëndafilit me akordet e patchoulit dhe piperit. Mbyllja karakterizohet nga notat drusore te oudh dhe sandalit, të kombinua me mjaltë, myshk dhe qelibar.

- Amouage Honor Woman EDP

Honor Woman, parfume per femra, vazhdon të jetë një fragrancë me një performancë të lartë, një nga ato fragranca që e lë një aromë të këndshme pas. Parfumi hapet me notat e korianderit dhe piperit, për ti lënë vendin akordeve floreale në zemër, ku spikasin gardenia, tuberoza, jasemini, zambaku dhe karafili. Mbyllja intense e parfumit karakterizohet nga akordet e qelibarit, inçensit, vetiverit dhe lëkurës.

Tani mund të besh më lehtësisht zgjedhjen tënde ?

Leave a comment

Please note, comments must be approved before they are published
E diel E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë January February March April May June July August September October November December