Dërgesa
Tarifa të qarta për Shqipërinë dhe Kosovën.
Dërgojmë në Shqipëri dhe Kosovë. Aktualisht nuk ofrojmë dërgesa në vende të tjera.
Tarifa dhe totali shfaqen në checkout përpara konfirmimit. Nëse zgjidhni shfaqjen në euro, vlera konvertohet sipas kursit të dyqanit.
Afati varet nga disponueshmëria e produktit dhe adresa. Për një datë të caktuar ose një dhuratë urgjente, na kontaktoni përpara porosisë që të konfirmojmë mundësinë e dorëzimit. Produktet me paraporosi nuk kanë të njëjtin afat si ato në stok; kontrolloni informacionin e produktit ose kërkoni një vlerësim nga ne.
Shënoni saktë emrin, telefonin, qytetin dhe adresën e plotë. Nëse keni gabuar adresën ose doni të ndryshoni porosinë, na njoftoni sa më shpejt me numrin e porosisë.
Mund të paguani në dorëzim ose me mënyrat online që shfaqen në checkout. Për dërgesa të vonuara, pako të dëmtuara ose pyetje, na shkruani në info@fragrances.al ose në WhatsApp +355 69 680 0800.
Lexoni edhe kushtet e kthimit.