Dominique Ropion

visibility855 Views comment0 comments person Posted By: KH list In: Perfumers

Dominique Ropion është një parfumier Francez, krijuesi i shumë fragrancave që kanë bërë historinë e botës së parfumeve.

Ashtu si një fustan, një aksesor, një xhevahir i mrekullueshëm, edhe parfumi, pasi hidhet, është diçka e aftë të japë emocione, forcë dhe elegancë sublime. Por kush është hunda pas parfumeve që duam të përdorim? Megjithatë, ndërtimi i një arome kërkon kohë, aftësi, fantazi, përqëndrim dhe shumë punë. Të gjitha këto virtyte janë mbledhur te Dominique Ropion, që me punën e tij ka krijuar disa nga parfumet më të mirë.

Gjatë viteve të para të karrierës së tij ai punoi në Roure Bertrand Dupont. Ai u punësua më vonë nga Florasynth dhe Dragoco, përpara se të bashkohej me International Flavors and Fragrances në 2000. Dominique Ropion fitoi, në vitin 2008 edhe çmimin "Cosmetic Valley's International Fragrance" - Prix François Coty.

Ndër krijimet më të famshme të Dominique Ropion, citojmë:
Frédéric Malle - Portrait of a Lady
Calvin Klein - Euphoria
Thiery Mugler - Alien
Christian Dior - Pure Poison
Yves Saint Laurent - L’Homme
Paco Rabanne - Lady Million
Giorgio Armani - Acqua di Gioia
Burberry - London
Burberry - Brit Rhythm
Cacharel - Amor Amor
Elie Saab - Girl Of Now
Givenchy - Irresistible Givenchy
Givenchy - L'Interdit Eau de Parfum
Lalique - Lalique Le Parfum

Dominique Ropion, ndër të tjera është edhe krijuesi kryesor i parfumeve të shumë brandeve të rëndësishëm, si Lancome, Givenchy, Burberry, Frédéric Malle, Mugler etj, ku një pjesë e madhe e koleksjoneve mbajnë firmën e tij.
Dominique Ropion, thjeshtë, mjeshtër i parfumerisë.

Avantazhi i blerjes në fragrances.al është se ju garantojm parfume origjinale me çmimet më të mira. Fragrances.al, parfumeri online ku do të gjeni parfume origjinale 100%. Aroma të këndshme dhe autentike nga brandet më të mira. Tek ne do të gjeni parfume per meshkuj dhe parfume per femra. Dhuro një parfum, dhuro dashuri. Na kontaktoni: Insta: fragrances.al Web: livechat WhatsApp: +355683949552 Let the compliments flow!

Leave a comment

Please note, comments must be approved before they are published
Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday January February March April May June July August September October November December