Pse të regjistroheni?

Regjistrimi në web është opsional, sidoqoftë ju mund të blini në faqen tonë edhe pa u regjistruar.

Klientët e regjistruar kanë më shumë përfitime, prandaj ju rekomandojmë të rregjistroheni.

Duke u regjistruar do të merrni pjesë në oferta speciale, gjithashtu

klientët e regjistruar janë të parët që marrin të gjithë informacionin mbi ofertat dhe produktet e reja.

Pasi të regjistroheni, mund të kontrolloni me lehtësi porosinë ose ta midifikoni atë. Gjithashtu do të keni mundësi të shikoni historikun e porosive tuaja.

Vetëm produkte origjinale

Të gjitha produktet në faqen tonë janë origjinale dhe furnizohemi ekskluzivisht nga furnitorë të verifikuar në BE. Kjo na garanton që mallrat janë cilësore dhe origjinale. Parfumet që gjeni në dyqanin tonë na dorëzohen nga të njëjtët furnizues që furnizojnë dyqane tradicionale.

Shitja e produkteve të falsifikuara bie ndesh me kodin tonë të etikës. Synojmë që fragrances.al të bëhet dyqani juaj i preferuar duke ofruar produkte origjinale çmimet më të mira në treg kombinuar me një shërbim klienti miqësor dhe gjithmonë në dispozicion!

Përse çmimet tona janë më të mira?

Kjo është padyshim një nga pyetjet hasim shpesh. Si është e mundur që çmimet tona shpesh janë më të ulta se në dyqanet tradicionale?

Përgjigja është e thjeshtë. Ndryshe nga dyqanet tradicionale, ne punojmë me marzhe fitimi shumë më të ulta. Për më tepër, ne nuk kemi pse të paguajmë qira të shtrenjta në qendrat tregtare apo  qëndrat e qyteteve. Kostoja e marrjes me qira edhe e dyqaneve më të vogla në një nga këto vende paraqet një kosto të konsiderueshme. Falë të gjithë këtyre faktorëve ne jemi në gjendje t'ju ofrojmë çmime që nuk do t'i gjeni diku tjetër.

Mbrojtja e të dhënave personale

Fragrances.al deklaron se të gjitha të dhënat personale konsiderohen rreptësisht konfidenciale dhe trajtohen në përputhje me ligjet në fuqi në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

Siguria e të dhënave personale të klientit është një përparësi për ne; prandaj, ne i kushtojmë vëmendjen e duhur të dhënave personale dhe mbrojtjes së tyre. Në këtë Politikë të Privatësisë, ne raportojmë informacionin mbi të dhënat personale të përdoruesit që ne mbledhim sipas ligjeve në fuqi.

a) Nëse bëni blerje

Të dhënat që ofrohen më shpesh nga përdoruesit janë ato të marra përmes formularit për të porositur mallra ose shërbime të tjera në faqen tonë të internetit. Këto janë kryesisht të dhënat e nevojshme për përcaktimin dhe ekzekutimin e kontratës së shit-blerjes.

Këto të dhëna ndahen në:

të dhënat e identifikimit, të tilla si emri dhe mbiemri,

detajet e kontaktit, të tilla si adresa e postës elektronike, adresa postare, adresa e faturimit, numri i telefonit, informacioni i pagesës;

të dhënat që rrjedhin nga kontrata, pra produktet e blera dhe vëllimi i shërbimeve të ofruara

 

b) Nëse përdoruesi regjistrohet

Nëse dëshironi të përfitoni nga përfitimet e llogarisë së klientit, së pari duhet të regjistroheni në faqen tonë të internetit. Llogaria e klientit mbrohet nga një fjalëkalim i zgjedhur nga përdoruesi, te i cili nuk kemi qasje.

Brenda llogarisë, përdoruesi ka qasje të pakufizuar në të dhënat e tyre personale, si dhe në modifikimin e tyre të mundshëm. Në llogari, ju mund të shihni historikun e porosive të përfunduara, produkteve të blera dhe porosive të paplota. Përmes një llogarie të klientit, është gjithashtu e mundur  të menaxhoni newsletterin dhe të ashtuquajturën listë dëshirash, në të cilat mund të ruani produktet tuaja të preferuara.

Nëse nuk doni të hapni një llogari klienti për të bërë një blerje, në dyqanin tonë virtual mund të bëni edhe blerje pa u regjistruar.

Të dhënat e identifikimit, të tilla si emri dhe mbiemri dhe

detajet e kontaktit, të tilla si adresa e postës elektronike, adresa postare, adresa e faturimit, numri i telefonit, informacioni i pagesës

të dhënat e identifikimit, d.m.th. emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Ne nuk kemi qasje në fjalëkalimin tuaj.

Të dhënat që rrjedhin nga kontrata, pra produktet e blera dhe vëllimi i shërbimeve të ofruara.

c) Nëse abonoheni në newsletter

Ne mund t'i dërgojmë përdoruesit komunikime komerciale në lidhje me produkte të ngjashme me ato të blera në dyqanin tonë virtual. Gjithmonë është e mundur të çaktivizoni abonimin nga newsletteri.

Për çfarë qëllimi përpunojmë të dhënat personale?

a) Blerja e produkteve

Ne përpunojmë të dhënat personale të përdoruesit kryesisht për qëllimin e përmbushjes së kontratës së shit-blerjes, në mënyrë që të mund të përpunojmë në mënyrë korrekte porosinë e dërguar përmes faqes sonë të internetit ose kanaleve të tjera virtuale dhe të dorëzojmë mallrat. Adresa e postës elektronike dhe numri i telefonit përdoren për të dërguar konfirmimin e porosisë, dorëzimin e konfirmimit të marrjes së pagesës, dërgimin e faturës elektronike, për të informuar përdoruesin për statusin e porosisë dhe për çdo komunikim tjetër individual në lidhje me porosinë.

Shërbimi i klientit dhe komunikimi

Ne vazhdimisht përpiqemi të përmirësojmë shërbimin e klientit në mënyrë që të jemi në gjendje t'u përgjigjemi kërkesave tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur.