

Një dhuratë e këndshme për çdo mashkull. Një fragrancë luksose Bvlgari do ishte zgjedhja e duhur për tja dhuruar personave të dashur.
Seti Permban:
- Man Wood Essence EDP 100ml
- Balsam after shave 100 ml
- Çantë për produktet kozmetike
Man Wood Essence është një fragrancë mashkullore, me akorde drusore, intense. Parfumi është hedhur në treg në vitin 2018 dhe është krijuar nga Alberto Morillas.
Hapja e fragrancës karakterizohet nga notat e frutave të kombinuara me lëkurën e limonit. Pas disa çastesh do ndihet zemra e parfumit ku mbizotërojnë aromat drusore të drurit të kedrit dhe vetiverit. Në mbyllje, për ti dhënë intensitetin e duhur është përdorur Benzoinë (lloj rrëshire e përpunuar).