Tiziana Terenzi Adhil Assoluto Extrait de Parfum (unisex)
49 000 Lekë
Adhil Assoluto është një fragrancë unisex nga Tiziana Terenzi, pjesë e koleksionit Assoluto. Adhil, ashtu si edhe parfumet e tjera të këtij koleksioni, janë hedhur në treg në sasi të limituara si një koleksion Limited Edition.
Parfumi hapet me notat e rrushit të zi, notat e luleve jeshile dhe anise, të ndjekura nga zemra e parfumit ku mbizotëron jasemini dhe notat ozonike. Në mbyllje të parfumit janë kombinuar notat drusore të drurit të sandalit Australian, heliotrope, qelibari, vanilja dhe myshku i lisit.
I përgatitur si Extrait de Parfum, Adhil ju dhuron nje aromë të veçantë, unike dhe tepër intense.