Hermes - Terre D'Hermès EDT (M)

    9 900 Lekë

    Eau de Toilete Terre D'Hermès, një fragrancë që i ka rezistuar kohës, e krijuar në vitin 2006 nga parfumierja Jean-Claude Ellena, vazhdon të jetë edhe sot një nga fragrancat mashkullore më të pëlqyera.

    Terre d’Hermès tregon për lidhjen e njeriut me tokën, dialogun e tij të respektueshëm dhe të ekuilibruar me natyrën dhe elementët. Terre d’Hermès është parfumi që e kthen njeriun në origjinën e tij, në burimin e fuqisë së tij krijuese.

    Parfumi hapet me notat e portokallit dhe bergamotit, të ndjekura në zemër nga akordet pikante të piperit. Në mbyllje, për ti dhënë sensualitet dhe intensitet janë kombinuar akordet drusore të kedrit, vetiverit dhe patchoulit me notat e benzoinën.

    Hermes

    Referencat specifike

    Ndoshta mund të të pëlqejë edhe

    Hermes - Terre D'Hermès EDT...

    9 900 Lekë