- -30%
- Ruaj 30%

Eau de Parfum Dolce, një fragrancë femërore, elegante, delikate dhe tepër sensuale. E hedhur në treg në vitin 2014, Dolce, është një parfum i përpunuar me shumë përkujdesje si për kombinimin e notave edhe për flakonin e krijuar në mënyrë artizanale.
Parfumi hapet me notat e nerolit të ëmbël i kombinuar me notat e luleve të papayas. Në zemër të parfumit janë kombinuar akordet Floreale të narçiso, ninfa dhe amarilo, lule që rriten kryesisht në Afrikë. Në mbyllje të parfumit janë përdorur notat e ngrohta të kashmirit dhe të miskut.