

Lozonjare, sensuale, e guximshme, Very Good Girl, fragranca e re nga Carolina Herrera. Parfumi më i ri i koleksjonit Good Girl, i hedhur në treg në 2021, një parfum që është akoma për tu zbuluar, por, ashtu si edhe parfumet e tjerë të këtij koleksjoni ska për tu zhgënjyer.
Flakoni i kësaj fragrance të re është në ngjyrë të kuqe, simbol i pasionit.
Ideal për përdorim të përditshëm por edhe për një mbrëmje të këndshme apo takim romantik.
Notat e hapjes: ribes rosso e litchi
Notat e zemrë: trëndafili
Notat e mbylljes: vetivier dhe vanilja