

Fragrancë sensuale, e dedikuar mashkullit që di të kujdeset për imazhin e tij.
Parfum i kategorisë orientale, tepër intens. Fragranza hapet fuqishëm falë notave të pompelmos, korianderit dhe borzilokut, për ti lënë vendin notave të zemrës me kardamonin, xinxërfilin dhe lulet e portokallit.
Në notat e mbylljes shfaqet intensiteti dhe sensualiteti i parfumit, falë duhanit, ambras dhe drurit te kedrit.