

Ambra, një feagrancë Eau de Parfum nga Acqua di Parma, me nota drusore dhe aromatike, i cili kombinon intensitetin e thellë të qelibarit me notat e freskëta të agrumeve. Një aromë unike dhe e sofistikuar, e cila e merr sensualitetin e saj nga esenca e rrallë dhe e lashtë e qelibarit, të cilit i duhen vite për t’u zhvilluar.
Parfumi hapet me notat frutore të portokallit dhe bergamotit Kalabrez. Në zemër kombinohen akordet e trëndafilit, drurit të kedrit dhe patchoulit. Mbyllja e parfumit krijohet nga akordet e qelibarit, drurit të sandalit, labdanos, vaniljes dhe myshkut.
Let the compliments flow!